Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran do të izolohet pasi rezultoi pozitiv me Covid, ndërsa Franca regjistroi sot numrin më të madh të rasteve me COVID, të regjistruar deri tani.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të Francës i tha AFP se Véran shfaqi "simptoma të lehta", duke shtuar se ai ishte vaksinuar tre herë.

'Ai do të shkojë në izolim dhe do të vazhdojë të punojë nga ambientet e tij private në ministri.'- th zëdhënësi.

'Unë kam rezultuar pozitiv për Covid,' shkroi Véran në Tëitter. 'Si pasojë jam izoluar dhe vazhdoj të punoj nga distanca'.

Më 21 dhjetor, u raportuan 72,800 raste të reja, në Francë, por shifrat shpërthyen gjatë javëve të fundit ndërsa varianti Omicron u përhap, duke rezultuar në 368,000 raste më 11 janar, dhe me  361,000 raste, më 12 janar.