Ishte zhdukur për javë të tëra, Merkel rikthehet në skenën politike të Berlinit

Ishte zhdukur për javë të tëra, Merkel rikthehet në skenën politike të Berlinit

Ish kancelarja gjermane, Angela Merkel

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel është do të rikthehet në skenën politike në Berlin të dielën. Kjo pasi ajo dukej se ishte zhdukur për javë të tëra.

Angela Merkel ishte ‘fshehur’ për më shumë se dy muaj. Që prej 2 dhjetori, nuk ka pasur asnjë shfaqje, asnjë foto. Ish-kancelarja thuhet se ka marrë një vendim të ndërgjegjshëm për të mos u shfaqur në publik. Të dielën ajo do të marrë pjesë në Asamblenë Federale sepse ka të drejtën e votës për të zgjedhur presidentin federal gjerman.

Është hera e parë që nga largimi i saj dhe transferimi i detyrës te Olaf Scholz që Merkel rihyn në arenën politike. Ajo kishte refuzuar më parë si kryesimin e nderit të CDU-së, ashtu edhe një ofertë pune nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Ish-kancelares Angela Merkel iu ofrua kryesimi i një organi këshillimor të nivelit të lartë. Ajo do të duhej të transferohej në Nju Jork (SHBA) për këtë pozicion, por ish-kancelarja nuk ishte e interesuar.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër