ITALI- Luciano Spalletti do jetë trajneri i ri i kombëtares së Italisë, i cili do te pasojë të dorëhequrin Roberto Mancini. Është arritur marrëveshja përfundimtare mes trajnerit toskan dhe presidentit të Federatës së Futbollit, Gabriele Gravina. Kontrata me Spallettin nis nga 1 shtatori deri në vitin 2026, viti i Kupës së Botës me pagë prej 3.2 milionë euro në vit. Luciano Spalletti, është trajneri që shpalli Napolin kampion pas 33 vitesh, por që u largua në qershor.
Prezantimi do të shtyhet për në fillim të shtatorit, për t'u përgatitur për dy ndeshjet vendimtare kualifikuese për Euro 2024 me Maqedoninë e Veriut në 9 shtator në Shkup dhe Ukrainën në 12 shtator në Milano.
“Të mirëpresim Spallettin, kombëtarja kishte nevojë për një trajner të madh dhe jam shumë i lumtur që ai pranoi udhëzimet teknike të Azzurrit. Entuziazmi dhe ekspertiza e tij do të jenë thelbësore për sfidat që e presin Italinë në muajt e ardhshëm". Kështu presidenti i federatës Gabriele Gravina emërimin e Luciano Spalletti-t si trajner i ri i kombëtares.
Trajneri i ri do të ketë tre bashkëpunëtorë të besuar në staf: asistentët Daniele Baldini dhe Marco Domenichini dhe trajnerin atletik Francesco Sinatti. Ish-kampionët e botës, Gigi Buffon , kreu i delegacionit dhe Andrea Barzagli , bashkëpunëtor teknik, do të mbeten nga stafi i rinovuar blu i shpallur më 4 gusht. Do të largohen njerëzit e Mancinit do të largohen: asistentët Fausto Salsano dhe Antonio Gagliardi , Attilio Lombardo që ka marrë drejtimin e U20, trajneri i portierëve Massimo Battara dhe trajneri atletik Andrea Scanavino.
Të dielën Roberto Mancini shokoi duke dhënë dorëheqjen nga kombëtarja e Italisë, teksa përfaqësuesja ka nisur eliminatoret e Europianit. Pas aludimeve se ka ofertë nga Arabia Saudite Mancini sqaroi në 15 gusht se nuk ka asnjë ofertë nga kombëtarja e Arabisë Saudite dhe se largimi ka të bëjë vetëm me faktin e agaravimit të marrëdhënieve me presidentin e federatës.