KINE - Lidhur me ishujt e kontestuar në lindje të Kinës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për qetësim të gjakrave, pasi tensionet midis Kinës dhe Japonisë po intensifikohen.
Gjatë ditës së martë Kina dërgoi dy anije patrulluese në ishujt e njohur si Senkaku në Japoni dhe Diaoju në Kinë. Kjo lëvizje erdhi pasi Japonia arriti një marrëveshje për blerjen e tre prej këtyre ishujve me pronarin e tyre Japonez.
Asistenti i Sekretarit të Shtetit, Kurt Campbell u shpreh se Ëashingtoni nuk do të mbajë anën e asnjërën prej palëve përsa i përket kësaj çështjeje, por sipas tij zona në fjalë është pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë globale ndaj është e nevojshme ruajtja e paqes dhe stabilitetit.
"Në lojë janë shumë gjëra me rëndësi dhe kjo duhet të jetë prioritet për të gjithë liderat" u shpreh ai gjatë debatit në Qendrën e Studimit dhe Strategjivë Ndërkombëtare.
Kurt Campell është diplomati kryesorë në Azinë Lindore.
(ed.ka/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com