Një ndërtesë u rrëzua këtë mëngjes, në Portoferraio, në ishullin Elba.
Pesë persona të përfshirë në aksident duket se i përkasin dy familjeve.
Shpërthimi, i shkaktuar ndoshta nga një cilindër gazi, ndodhi në orë 4.45 në Via De Nicola, në zonën e Consumella.

Përpjekjet për ndihmë.
Zjarrfikësit e Portoferraio kanë arritur të nxjerrin tre persona të gjallë nga rrënojat, një person i katërt u gjet i vdekur. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të pestin.
Viktima dhe të plagosurit.
Viktima është një burrë 68-vjeçar. Gruaja e tij 76-vjeçare ësht shpallur e humbur.
Ekipet e shpëtimit mendojnë se gruaja mund të jetë e bllokuar nën kulmin e ndërtesës. Çifti jetonte në Livorno, por shpesh shkonte në banesën që kishin në Elbë.
Tre personat e nxjerrë gjallë nga ndërtesa, janë pjesë e një familjeje tjetër, me banim në Portoferraio. Ata janë një çift i moshuar dhe vajza e tyre 46 vjeçe.
76-vjeçari u transferuan me helikopter në spitalin Cisanello në Pisa me djegje në 50 dhe 90% të trupit.
Gruaja 75-vjeçare, e hospitalizuar në Portoferraio, ka djegie më të lehta.
Komente









