Ishulli i Islandës tokë e 'mallkuar' për kuqezinjtë e Rejës, Gjimshiti vlen sa e gjithë skuadra kundërshtare

Ishulli i Islandës tokë e 'mallkuar' për kuqezinjtë e Rejës, Gjimshiti vlen sa e gjithë skuadra kundërshtare

Sonte në orën 20:45 kombëtarja shqiptare e futbollit do nisë rrugëtimin në Ligën e Kombeve ku për herë të parë merr pjesë në Ligën B. Kuqezinjtë ndeshjet e parë e luajnë në tokën islandeze ku pritet ta ketë mjaft të vështirë, siç është më herët e ka treguar historia.

Në pesë përballje me Islandën kuqezinjtë kanë humbur 3 dhe kanë fituar 2, e fundit në kualifikueset e europianit Euro 2020 4-2 në ‘Elbasan Arena’. Fakt është që në ishull kuqezinjtë jo vetëm që nuk ka fituar asnjëherë, por edhe barazim nuk kanë marrë, duke e kthyer Islandën një ‘tokë të ndaluar’.

Kuqezinjtë i kanë nisur përgatitjet për ndeshjen që me datë 27 maj, por sonte do kenë dy mungesa të mëdha siç janë Armando Broja për shkaqe shëndetësore dhe Myrto Uzuni. Për rrjedhojë në sulm pritet nga minuta e parë Sokol Cikalleshi dhe ‘bomberi’ i Tiranës Taulant Seferi. 

Në portë si gjithmonë kapiteni Berisha me mbrojtjen e stabilizuar Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli. Nga krahët Hysaj dhe Balliu, ndërsa në mesin e fushës Abrashi dhe Gjasula përbëjnë digën e mbeshtur nga Endri Çekiçi.

Sa i përket vlerave të skuadrave Islanda nuk shkon më shumë se 20 milionë euro, aq sa ç’kushton kartoni i Gjimshitit, por pavarësisht kësaj kuotohet si favorite. Arbitër për të vendosur drejtësi është zgjedhur anglezi Paëson.


Lajmi kryesor:

Kombëtarja e nis me barazim në Ligën e Kombeve, goli i Seferit nuk mjafton! Pika e parë në Islandë për kuqezinjtë


Ne.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë