Në Konkurs marrin pjesë 12 firma prestigjoze ndërkombëtare që sjellin projektet e tyre për projektimin e këtij ishulli që sipas kryeministrit Rama, nuk nuk ka të bëjë vetëm me zbukurimin e qytetit, por me përmirësimin e infrastrukturës dhe nivelit të jetesës në këtë qytet.
Ishulli shtrihet në zonën midis dy lagjeve muzeale, Mangalemit e Goricës, që ndahen nga njëra tjetra prej lumit Osum, për tu shndërruar kështu në atraksionin e ri turistik të Beratit.
Këto janë 12 projektet e sjella nga studiot arkitekturore, ku parashikohet një transformim infrastrukturor në 360 gradë i shtratit të lumit Osum dhe ishullit ku mund të pushojnë qytetarë e turistë të huaj.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)