ISIS akuzohet për
​gjenocid nga OKB-ja

ISIS akuzohet për<br />​gjenocid nga OKB-ja<br>
Rrëmbime, sulme kamikaze, ekzekutime, terror, gjenocid, krime kundër njerëzimit në luftën për qytetin e Mosulit në Irak. Këto janë akuzat që i bëhen ISIS-i.

ISIS pushtoi Mosul në vitin 2014 dhe e quajti kryeqytetin e të ashtuquajturit Kalifatit Islamik. Në korrik të këtij viti, forcat irakiane të mbështetura nga forcat ndërkombëtare arritën të rimarrin qytetin verior të Irakut.

Mbështetësit e ISIS-it përdorën civilë, duke bërë rrëmbime masive për ti mbajtur si mburoja të gjalla.

Gjithsej gjatë nëntë muajve të luftimeve janë vrarë të paktën 2500 njerëz, tha OKB. Janë kryer 741 ekzekutime. Përveç kësaj, më shumë se 1600 trupa janë gjetur nën rrënojat e qytetit deri në fund të tetorit.

Pas fitores kundër ISIS-it në verë, pjesët  të mëdha të qyteteve janë kthyer  në gërmadha. Më shumë se 800,000 banorë u dëbuan nga luftimet, duhet të përballen me krimet e tyre të tmerrshme," deklaroi OKB.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mungesa e saj

Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mungesa e saj