ISIS, alarmi i Europl: Rrezik i
sulmeve me dron shpërthyes

ISIS, alarmi i Europl: Rrezik i<br />sulmeve me dron shpërthyes
Bombë me dron, armë kimike e biologjike, shpërthime nukleare, janë këto alarmet e lëshuara nga Europol, nëpërmjet një raporti të ri mbi terrorizmin, në lidhje me kërcënimet e mundshme që mund të vijnë në të ardhmen nga ISIS.

Europol në fakt i trembet më shumë atentateve të xhihadistëve  nëpërmjet dronit, metodë e përdorur tashmë nga Kalifati në “krizën Irak dhe Siri”. Europol evidenton gjithashtu edhe rolin e rritur të grave si kamikazë të ISIS. Në vitin 2016 26% e të arrestuarve ishin femra një rritje kjo  në krahasim me vitin  2015 ku femrat përbënin vetëm 18%.

Në lidhje me armët e reja, evidentohet gjithashtu edhe përdorimi i internetit  si pjesë e propagandës së ISIS, nëpërmjet të cilit shpërndajnë teknikat e mundshme të një sulmi.
 
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari