ISIS bën thirrje për xhihad ekologjik në Perëndim: Ndizni zjarre, bëjini të ndjejnë dhimbje

ISIS bën thirrje për xhihad ekologjik në Perëndim: Ndizni zjarre, bëjini të ndjejnë dhimbje

Pas vdekjes së liderit të ISIS, Al Bagdadit, duket se ka ndryshuar strategjia e Shtetit Islamik. Ndryshimi ka të bëj me llojet e sulmeve që ata po planifikojnë të realizojnë në shtetet e perëndimit.

Në një komunikatë të publikuar online, ISIS ka bërë thirrje për një lloj të ri xhihadi. Drejtuesit e rinj të ISIS i kanë bërë thirrje ithatrëve të tyre të provokojnë zjarre në Shtetet e Bashkuara dhe Europë për të shkaktuar kaos ekologjik.

Tashmë po qarkullojnë dyshime se edhe zjarret në Kaliforni dhe Spanjë mund të jenë shkaktuar nga këta elementë terroristë ekologjikë.

Në një nga thirrje e drejtuar mbështetësve të ISIS shkruhet, “Ndizni zjarr në pyjet e Amerikës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë, bëjini ata të ndjejnë dhimbje”.

Lideri i ISIS, Al Baghdadi u vra disa ditë më parë gjatë një ofensive të trupave amerikane në vendstrehimin e tij në Brisha, në veri të Sirisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja