ISIS, frikë nga Izraeli, kërkon
ndjesë pas një incidenti

ISIS, frikë nga Izraeli, kërkon<br />ndjesë pas një incidenti
Luftëtarët e ISIS-it të kthyer në sinonimin e dhunës dhe brutalitetit kanë kërkuar ndjesë pas ndërmarrjes së një sulmi ndaj ushtarëve izraelitë.

Ish-ministri i Brëndshëm i shtetit hebre Moshe Ya’alon i është referuar në pohimin e tij një incidenti të ndodhur në muajin nëntor në lartësinë Golan ku një grup i lidhur me Shtetin Islamik pati një shkëmbim zjarri me forcat izraelite.

“Kemi pasur një rast tani së fundi kur militantet e DAESH- tha Ya’alon duke iu referuar Shtetit Islamik, shtinë mbi ne e më pas kërkuan të falur”.

Komentet e tij, ish- zyrtari i lartë i bëri gjatë një interviste të fokusuar te politika izraelite në raport me Sirinë.

Beteja me armë zjarri ka zgjatur shumë pak pasi ushtria izraelite nuk ka ngurruar të përdorë avionët luftarakë dhe tanket kundër grupit xhihadist sirian Khalid ibn- al Ealid, duke vrarë 4 ndjekës të tij.

Kjo mësohet të ketë qënë edhe përplasja e parë mes forcave hebreje dhe militantëve të ISIS-it.

Ekstremistët hapën zjarr ndaj një patrulle ushtarake në anën izraelite të rrafshnaltës së gurtë në jugperëndim të Sirisë, një pjesë e së cilës u aneksua nga izraeli pas luftës 6- ditore të vitit 1967 lëvizje kjo që kontinenti ndërkombëtar nuk e ka njohur asnjëherë zyrtarisht.

Sipas burimeve nga korrespodentë të huaj të cilët kanë mundur të hyjnë në territoret e ISIS-it, Izraeli është i vetmi shtet në botë, të cilit grupi xhihadist ia ka frikën, sepse konsideron që ka një ushtri tepër të fortë e ai nuk e përballon dot.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset