Sulmi i parë i ishte shpërthimi i një autobombe në lagjen Karrada në qendër të qytetit.
Makina shpërtheu ndërsa shume prej besimtareve po ktheheshin nga darka e agjërimit. Pak minuta më vonë një tjetër shpërthim u dëgjua në Bagdadin lindor duke shënuar të tjera viktima.
Shteti islamik mori përsipër përgjegjësinë e sulmit duke e komunikuar sulmin në rrjetin social twitter. Në komunikatë thuhej se shënjestër e shpërthimeve ishin shiitët.
Këto sulme vijnë pak ditë pasi forcat irakene deklaruan se kishin çliruar tërësisht nga ISIS qytetin e Falluxhës. Ndërsa kohët e fundit ushtria irakene ka rimarrë qytetin e Ramadit, Hit dhe Rutba të cilat ishin në kontrollin e Shtetit islamik.
Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)