ISIS godet Berlinin, kamioni
në mes të turmës, 12 viktima

ISIS godet Berlinin, kamioni<br />në mes të turmës, 12 viktima
BERLIN- Një kamion ka sulmuar një turmë njerëzish në një Treg Krishtlindjesh në kryeqytetin gjerman, Berlin. Si pasojë e këtij sulmi kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa janë plagosur 48 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur pranë ‘’Kishës së Kujtimit’’ në zonën e bulevardit ‘’Kurfuerstendamm’’, në qendër të Berlinit.
 
Sipas informacioneve nga mediat e huaja, autori i kësaj ngjarje, shoferi vrasës është arrestuar nga policia, ndërsa personi i dytë i cili ndodhej në kamion në momentin e përplasjes ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Sakaq nga policia është bërë thirrje që banorët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos i afrohen zonës ku ka ndodhur ngjarja. 
 
Ky sulm terrorist është i ngjashëm me atë të Nicës në korrik të këtij viti ku kamioni u fut në mes të turmës gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë së Francës dhe la të vdekur 86 persona.

Çdo viti, Berlini hap Tregun e Krishlindjeve ku ka më shumë se 100 dyqane ku mund të blihen zbukurime për festat e fundvitit.

Ora 13:45 Mediat:Policia ka arrestuar personin e gabuar,autori në arrati
Sulmi i brendshëm në Berlin vijon të ketë shumë pikëpyetje lidhur me atentatorin. Mediat gjermane shkruajnë  se policia nuk është e bindur nëse pakistanezi i arrestuar 23 vjecarin Nevad B është përgjegjësi i sulmit me kamion ku mbetën të vrarë 12 persona. Die Ëelt shkruan se policia e Berlinit  dyshon se i arrestuari nuk është drejtuesi i kamionit dhe se autori është ende i armatosur dhe i lirë.Edhe Bild pyet: Policia ka një gabuar personin e gabuar?
Më tej minisitri i brendshëm gjerman Maiziere ka konfirmuar se 23 vjecari i dyshuar  ka mohuar akuzat. Ai u arrestua në park 2 km larg tregut të Krishtlindjeve  ku  ndodhi ngjarja tragjike. I riu ka mbërritur në Gjermani në 13 dhjetor 2015 përmes rrugëve ballkanike dhe ka kërkuar azil.
 
Ora 11:03 Merkel: Dyshojmë se ishte sulm terrorist, nuk ndyshon politika mbi refugjatët
“Dyshojmë se ishte një sulm terrorist”  kështu u shpreh kancelarja Merkel në një konferencë për mediat një ditë pas ngjarjes së mbrëmshme. Ajo e përshkroi sulmin si një "vepër të tmerrshme", Merkel tha se shumë nga të plagosurit janë duke luftuar për jetën dhe shprehu besimin se hetimet  do të vijojnë dhe dënimet do të jepen aq ashpër sa dhe ligjin e lejon.  Pas takimit me kabinetin Merkel do të vizitojë tregun e Krishtlindjeve ku humbën jetën 12 persona e u plagosën 48 të tjerë. Kancelarja   e cila bëri thirrje për bashkim   edhe një herë konfirmoi se një ngjarje e tillë nuk e ndyshon sjelljen e Gjermanisë për të gjithë ata që kanë nevojë. “ E dimë se personi  që sulmoi kish kërkuar azil në  vendin tonë por do të vijojmë të mëbshtesim personat që duan të integrohen në vendin tonë” u shpreh kancelarja.

Ora 8:56 Identifikohet emri i të arrestuarit
Autori i cili u arrestua nga policia është një emigrant pakistanez, 23 vjeç i quajtur Naved B. i cili ka hyrë në Gjermani në shkurt të këtij viti përmes rrugëve ballkanike. I riu bëjnë me dije agjensitë e inteligjencës ishte një person me precedent penal, por jo i njohur si një radikal islamist. Nga ana tjetër i riu mohon përfshirjen në sulm.Ai kish kërkuar azil në Gjermani. Ndërkohë policia po vijon kontrollet në qendrën e emigrantëve në TempelHof.

njeri nga autoret sulemt berlin
Njëri nga autorët i arrestuar nga policia, emigranti pakistanez Naved B, 23 vjeç

Ora 6:00  Policia: Përplasja e kamionit ishte e qëllimshme
Policia në Berlin e ka quajtur përplasjen e kamionit në tregun e Krishtlindjeve  një veprim të qëllimshëm, gjithashtu ka shtuar se përplasja e kamionit në treg dyshohet të jetë një sulm terrorist.

kamioni gjermani

Ora 03:15  Zbulohen detaje rreth pasagjerit dhe shoferit të kamionit

Sipas policisë, personi që drejtonte kamioni nuk ishte shtetas gjerman, por kishte ardhur në Gjermani në muajin shkurt si emigrant. Policia ka bërë një kontroll në një kamp refugjatësh nga Lindja e Mesme.

Mediat gjermane raportojnë se drejtuesi i kamionit është një azilant 23-vjeçar nga Pakistani.

I riu bëjnë me dije agjensitë e inteligjencës ishte një person me precedent penal, por jo injohur si një radikal islamist

Gjithashtu është zbuluar edhe kombësia e pasagjerit i cili humbi jetën. Sipas policisë në Berlin, pasagjeri ishte polak, por ende nuk ka bërë të ditur emrat.
 
Ora 02:15  Rritet numri i personave që kanë humbur jetën

Policia në Berlin ka deklaruar se numri i viktimave në tregun e Krishtlindjeve ka shkuar në 12. Gjithashtu janë plagosur edhe 48 persona, katër  prej të cilëve janë në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Fillimisht u raportua se ishin vetëm nëntë persona të cilët kishin humbur jetën


Ora 01:47  Trump: Është një sulm i realizuar nga terrorist islamik

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donal Trump, ka reaguar duke u shprehur se ky sulm ishte realizuar nga terroriste islamik.

Terroristët duhet të zhduken nga faqja e dheut”, është shprehur Trump, i cili është zotuar se do ta realizojë këtë gjë së bashku me partnerët “liridashës”

Më herët edhe Shtëpia e Bardhë kishte deklaruar se: “Duket sikur sulmi është një akt terrorist”.


Ora 01:10  Policia: Nuk e dimë ende nëse ishte një aksident apo sulm terrorist

Policia ende nuk mund ta quaj përplasjen e kamionit në tregun e Krishtlindjeve një sulm terrorist.

Janë duke u zhvilluar hetimet, ende nuk mund ta themi nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist edhe pse shumë prova na çojnë të mendojmë se kemi të bëjmë me një të tillë”, është shprehur ministri i brendshëm, Thomas de Maiziere.

Momentalisht është duke u hetuar edhe pista e rrëmbimit të kamionit në një moment të caktuar gjatë rrugës së tij nga Italia në Gjermani dhe mundësia që shoferi të jetë detyruar nga persona të tjera që ta përplaste kamionin në tregun e Krishtlindjeve.  

Sipas raportimeve të mediave të juaja, ISIS ka marrë përgjegjësinë për këtë akt të rëndë.

Ora 00:30  Kamioni ishte me targa polake dhe po kthehej nga Italia

Kamioni i cili shkaktoi vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 48 të tjerëve mban targa polake dhe ka ardhur nga Italia ku pas një ndalese të shkurtër në Berlin do të nisej për Poloni.

Kushëriri i shoferit të kamionit i cili është edhe dispeçeri në Poloni,  është shprehur se i kishte humbur kontaktet me të gjatë pasdites së të hënës. Ai thotë se ky akt nuk mund të jetë bërë nga ana e shoferit me dëshirën e tij, por mund të ishte detyruar.

sulm me kamion gjermani

Ora 22:56 Hollande: Solidaritet ndaj Merkel, popullit gjerman dhe familjeve të viktimave

Presidenti francez François Hollande i ka shprehur ngushëllimet kancelares gjermane Angela Merkel për viktimat e sulmit terrorist në qendër të Berlinit.

Përmes një statusi në Twitter, Hollande ka shkruar se i shpreh solidaritetin e tij Merkel, popullit gjerman dhe familjeve të viktimave të Berlinit. 

Ora 22:41 Merkel: Gjermania në zi për viktimat, jam e tmerruar nga sulmi
 
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka reaguar pas sulmit terrorist në qendër të Berlinit ku një kamion u fut në mes të turmës dhe la të vdekur 12 persona.
 
Merkel është shprehur se është e tmerruar nga sulmi, por që shpreson që të plagosurit t'i shpëtojnë plagëve të marra.

Kancelarja gjermane ka shkruar gjithashtu në Twitter se Gjermania është në zi për viktimat që kanë humbur jetën në këtë sulm. 



  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023