Një makinë plot me eksploziv shpërtheu në një postbllok të policisë në Dagestan, në Kaukazin Verior. Nga shpërthimi janë vrarë dy policë dhe janë plagosur 17 të tjerë. Të paktën 5 prej të plagosurve janë në rrezik për jetën. Shpërthimi ishte aq i fortë sa shkrumboi edhe katër makina përreth.
Shërbimi Sekret Federaldeklaroi se për të kryer aktin është përfshirë një grup terrorist në Jug të Rusisë i njohur si “Yuzhdag”, por pa dhënë detaje të tjera. Ofensiva ajrore ruse në Siri ka nxitur kërcënime nga militantët e Shtetit Islamik.
/Shqiptarja.com