ISIS hedh në erë gazetarët, fsheh
eksploziv në kamera dhe laptopë

ISIS hedh në erë gazetarët, fsheh<br />eksploziv në kamera dhe laptopë
Militanët e ISIS kanë publikuar një klip në të cilin shfaqen duke fshehur eksplozivë në kamerat dhe kompjuterat e gazetarëve. Një nismë e tillë vjen pasi kjo organizatë terroriste ka paralajmëruar një luftë me mediet që po punojnë për të raportuar se çfarë po ndodh në vendin e shkatërruar nga lufta.

Videoja tregon një gazetar në Siri që mban të varur rreth qafës një kamera e cila më pas mbushet me eksploziv. Një person tjetër është ekzekutuar në të njëjtën mënyrë, por eksplozivi këtë herë është vendosur në laptop.

Militantët e ISIS shprehen se gazetarët janë vrarë sepse kanë vepruar kundër Shtetit Islamik duke komunikuar me palët jashtë vendit për të marrë fonde dhe përfitime të tjera. Siaps Obseravatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut i cili është i bazuar në Mbretërinë e Bashkuar viktimat janë rrëmbyer në tetorin e shkuar dhe ekzekutuar në dhjetor, por pamjet janë bërë publike vetëm tani.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre