ISIS-i shkatërron manastirin më
të vjetër të krishterë në vend

Pjesëtarët e organizatës terroriste të ISIS-it shkatërruan manastirin e krishterë Shën Ilia, më i vjetri në Irak, i ndërtuar para 1 400 viteve. Sipas të përditshmes britanike “The Guardian”, këtë informacion e konfirmuan pamjet më të reja satelitore. Analistët besojnë se shembja e objektit ka ndodhur mes muajit gusht dhe shtator të vitit 2014. Manastiri ka qenë i vendosur në njërën prej kodrave që rrethojnë qytetin e Mosulit. Është ndërtuar prej guri dhe ka patur 26 dhoma dhe një faltore. ISIS-i shkatërroi edhe statuja dhe dorëshkrime në Mosul dhe në Nimrud.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë