ISIS kërcënim për krishtlindje:
Do të sulmojmë Vatikanin

ISIS kërcënim për krishtlindje:<br />Do të sulmojmë Vatikanin<br>
Në prag të krishtlindjeve terroristët e ISIS kanë bërë kërcënimin e radhës për Perëndimin dhe më konkretisht për Vatikanin.

Në webfaqen “SITE”, e njohur si faqja që monitoron sulmet terroriste në botë është zbuluar një fotomontazh ku duket një person që është duke drejtuar një automjet që futet në sheshin para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan.

Në faqen e propagandës së ISIS shkruhet “Gjak për krishtlindje, prisni”.

Për Krishtlindje sheshi i Shën Pjetrit mbledh me qindra besimtarë nga e gjithë bota që vijnë për të ndjekur shërbesat e drejtuara nga Papa.

Kohët e fundit sulmet me makinë janë bërë të shpeshta nga terroristët e ISIS, të cilët futen me automjete mes turmave me njerëz.

kercenimi
(Fotokërcënimi i publikuar nga "SITE")

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)