Botërori/ ISIS kërcënon Rusinë: Masakër me bomba në stadiume

Botërori/ ISIS kërcënon Rusinë: Masakër me bomba në stadiume

Fotot e shperndara nga ISIS

Shteti Islamik (ISIS) përmes një video-mesazhi kërcënon se do të kryejë sulme terroriste në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Rusi. ISIS ka publikuar imazhe të stadiumeve, mes të cilëve edhe atij të Soçit të përgjakura dhe me flakë, ndërsa shkruajnë ‘Do iu djegim, vetëm prisni’.

Ata shprehen se do të bëjnë "një masakër si kurrë më parë" në shenjë hakmarrje ndaj Putin dhe Rusisë. "Putin do të paguajë çmimin e vrasjes së myslimanëve", është paralajmërimi i xhihadistëve. Kërcënimet kanë ngjallur frikë te tifozët edhe pse masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm nga organizatorët.

Zyrtarët rusë i kanë siguruar lojtarët, tifozët dhe anëtarët e delegacioneve kombëtare që Rusia ka marrë masat të rrepta të sigurisë dhe është përgatitur për të gjitha skenarët e mundshëm. Prej disa ditësh në Rusi është një regjim i veçantë i sigurisë, në veçanti në qytetet ku zhvillohet Kupa e Botës. Autoritetet gjithashtu ndaluan fluturimin e dronave, ndërsa mijëra kamera survejimi janë instaluar për të monitoruar të gjitha aktivitetet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja