ISIS masakër në Siri, 300 të
vrarë në sulm, mbi 400 të rrëmbye

ISIS masakër në Siri, 300 të<br />vrarë në sulm, mbi 400 të rrëmbye
Terroristët e Shtetit Islamik kanë kryer një tjetër masakër në Siri, ndërsa informacionet nuk janë shumë të qarta.   

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër thotë se terroristët kanë rrëmbyer 400 persona në pjesën veriore të qytetit, Deir al-Zor përfshirë gra dhe fëmijë, pas sulmit të djeshëm.

Observatori ngre alarmin se shumë prej tyre mund të jenë ekzekutuar me prerje koke pasi janë shpallur si mbështetës të regjimit të presidentit sirian Bashar Al Assad.

Rami Abdulrahman, përfaqësues i Observatorit, ka thënë se gjithashtu gratë dhe fëmijët mund të kthehen në skllevër të terroristëve.

Ndërkohë agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë, SANA, ka raportuar se të paktën 300 vetë janë vrarë nga sulmet e militantëve të Shtetit Islamik në Deir al-Zor. 

Sipas këtyre informacioneve  shumica e të vrarëve nga sulmet e djeshme ishin njerëz të moshuar, gra dhe fëmijë.

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës