ISIS merr përkohësisht kontrollin e kampit al-Hawl duke masakruar fëmijë dhe duke detyruar rojet të betohen për xhihadin, arratisen 96 gra

ISIS merr përkohësisht kontrollin e kampit al-Hawl duke masakruar fëmijë dhe duke detyruar rojet të betohen për xhihadin, arratisen 96 gra

Në kampin Al-Hawl, në Siri, ku gjendet dhe Alvin, djali shqiptar i cili ishte rrëmbyer nga nëna e tij me prirje radikale islamike dhe ishte çuar në Siri, gratë e terroristëve, anëtare të shtetit islamik al-Hisbah, të urdhëruara nga grupe të ISIS, të arratisur nga burgjet pas bombardimeve gjatë ofensivës turke, kanë marrë në kontroll kampin.

Duke zbatuar ligjet radikale të shtetit islamik, ato kanë sulmuar rojet me armë të futura në mënyrë klandetine brenda kampit, i kanë kërcënuar se do ti djegin me benzinë duke i detyruar të betohen për xhihadin. Ato i vunë zjarrin tendave brenda kampit duke rifillua në këtë mënyrë lëvizjen xhihadiste.

Aylul Rizgar, 30 vjeç, administratori i lartë i kampit tha se ai ishte kërcënuar nga gratë e ISIS të cilat i kishin thënë se kur të kthehet Shteti Islamik do t’i presnin kokën dhe do tja vendosnin mbi një shufër hekuri.

Rizgar u sulmua nga një nënë dhe dy vajzat e saj, të cilat e kafshuan dhe e spërkatën me benzinë.

Kampi Al-Hawl strehon 68,000 anëtarë të ISIS, midis të cilëve ka 10.100 shtetas të huaj, përfshirë 18 gra dhe fëmijë britanikë.

Sulmi në kamp filloi pas largimit të luftëtarëve kurdë nga "zona e sigurt" 20 milje e krijuar nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Që atëherë, mbi gjysma e 400 rojeve të Al-Hawl janë larguar.

Javën e kaluar, një grua irakane u qëllua për vdekje dhe trupi i një fëmije pa jetë u gjet në çantë shpine. Rizgar tha se fëmija ishte rreth 1 vjeç

Numri i grave të arratisura nga kampi i ISIS është rritur shumë kohët e fundit. Që nga fillimi i ofensivës turke nga kampi janë arratisur rreth 100 prej tyre.

Rizgar thotë se: ato gra që kemi arritur të kapim na thanë se donin të bashkoheshin me grupet xhihadiste që punojnë me turqit në Siri dhe pastaj të sulmonin kampin.

Flamuri i ISIS është ngritur dy herë në al-Hawl javët e fundit.

Dy korrierë që sillnin para për gratë e ISIS u arrestina ditët e fundit.

Rizgar tha se Shteti Islamik po përpiqet të rifinancojë veten duke përdorur kampin si bazë. “Është një mini kalifat në kamp. Është kaos", - tha Rizgar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore