ISIS merr përsipër rrëzimin e avionit 
rus, asnjë i mbijetuar nga 224 vetë 
FOTO/Rrënojat e avionit të rrëzuar në Sinai

ISIS merr përsipër rrëzimin e avionit <br />rus, asnjë i mbijetuar nga 224 vetë <br />FOTO/Rrënojat e avionit të rrëzuar në Sinai
Nga rrezimi i avionit Rus në Egjipt mëngjesin e të shtunës nuk ka asnjë të mbijetuar. 224 pasagjerë në bord janë viktimat e këtij aksidentui tragjik rrëzimin e të cilit e ka marrë përsipër grupi i xhihadistëve të ISIS-it. Në një postim në Tëitter ata shkruajnë “Falë zotit të gjithë kanë vdekur

Ky pretendim është publikuar dhe nga agjensia e lajmeve Aamaq, e cila është përdorë në formë jo zyrtare si pjesë e propagandës.

Të paktën 100 trupa janë gjetur në avion rus të rrëzuar në Egjipt. Agjencia Reuters njofton se në bord kanë qënë 63 burra, 138 gra dhe 17 fëmijë të moshës nga 2 në 17. Burimet bëjnë me dije se nuk është gjetur asnjë i mbijetuar. Pak më parë zyrtatë të aeroportit egjiptian njoftuan se të gjithë pasagjerët përfshirë dhe stafin ishin shtetas rus.

Ndërkohë në një njoftim zyrtar Presidenti Putin shpall 1 nëntorin ditë zie në emër të jetëve të humbura në aksidentin me avion në Republikën Arabe të Egjiptit. Rrënojat e avionit janë gjetur në veri të Sinait Verior, në zonën e quajtut Hassana. Mbas vonesave për shkak të motit grupet egjiptiane të shpëtimit zbuluan vendin e rrëzimit në zonën Hassana 35 km në jug të qytetit bregdetar Al Arish.


(Levizja e aeroplanit rus mbi Egjipt deri ne momentin e zhdukjes se sinjalit te transponderit satelitor)


  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave