“Vritini jobesimtarët dhe sulmoni civilët”. Ky është apeli më i fundit i lëshuar nga zëdhënësi i shtetit islamik të ISIS, Ebu Muhammed Al Adnani Al Shami në një mesazh audio prej 41 minutash të publikuar në sitin e tyre në internet.
Ai u bën thirrje të drejtpërdrejtë kryengritësve në Egjipt të vijojnë me sulmet dhe prerjet e kokave duke vënë në qendër sidomos qytetarët e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe vendeve të tjera që janë anëtarësuar në një koalicion për të shkatërruar grupin militant.
“Ju duhet të sulmoni ushtarë dhe trupat e tiranëve. Sulmoni policinë, personelin e sigurisë dhe inteligjencës si dhe agjentët e tyre. Nëse ju vrisni një jobesimtar amerikan, një europian, veçanërisht një francez, apo edhe një australian, kanadez dhe çdo të pafe, përfshirë këtu edhe qytetarët e vendeve që kanë bërë koalicion kundër shtetit islam, mbështeteni te Allahu. Pra, kushdo që është mysliman, gjaku dhe pasuria e tij janë të shenjta, por ai që është i pafe, muslimani ka të drejtë ta vrasë, pasi gjaku i tij është si ai i një qeni”, shtoi El Shami.
Ai paralajmëron se një ndërhyrje ushtarake e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja do të jetë ‘fushata e fundit e kryqtarëve’.
“O ushtarë të shtetit islam, jini të gatshëm për fushatën finale të kryqtarëve. Po, me vullnetin e fundit, ajo do të jetë finale. Pas kësaj, ne do t’i kontrollojmë ato me anë të Allahut”.
Ky mesazh iu është drejtuar kryengritësve islamikë në gadishullin e Sinait, të cilët vranë qindra forca të sigurisë egjiptiane gjatë vitit të kaluar si dhe kanë prerë kokat e disa personave javët e fundit. Egjipti ka mbështetur thirrjen e Uashingtonit për veprim global në luftë kundër shtetit islamik të Irakut dhe Levantit.
Aktualisht Obama ka përjashtuar një mision luftimi, por zyratrët amerikanë thanë se realiteti i një fushate të zgjatur në Irak, ndoshta edhe në Siri, mund të kërkojë një përdorim më të madh të trupave amerikane, përfshirë sulmet ajrore apo këshilltarët e forcave irakene.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO