Lideri i grupimit islamik ISIS, që tashmë pretendon se ka ngritur një kalifat mes Sirisë dhe Irakut, ai u bëri thirrje, përmes një mesazhi zanor, të gjithë myslimanëve në mbarë botën që të udhëtojnë drejt këtij shteti të sapo krijuar sipas tij.
Abu Bakr al- Bahdadi u ka bërë thirrje myslimanëve që të emigrojnë drejt shtetit Islamik, duke theksuar se ky është një detyrim.
Sipas BBC, ai u ka nërë thirrje sidomos mjekëve, gjyqtarëve, inxhinierëve dhe njerëzve me ekspertizë në fushën ushtarake apo edhe administrative.
Grupimi thotë se ky shtet shtrihet nga Aleppo në veri të Sirisë deri në provincën Diyala në lindje të Irakut. Prej kohësh xhihadistët e kanë pasur qëllim që të ngrenë një shtet islamik.
“Nxitoni o myslimanë drejt shtetit tuaj. Po, është shteti juaj. Nxitoni sepse Siria nuk është e sirianëve dhe Iraku nuk është i irakianëve, myslimanë kudo që jeni dhe që jeni në gjendje të vini në shtetin islamik, bëjeni këtë sepse ky është një detyrim” -tha lideri i kalifatit në një mesazh zanor që ka zgjatur për më tepër se 19-minuta.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com