ROMË- Në vazhdën e situatës së tensionuar në Libi, kryeministri Italian Matteo Renzi përjashton mundësinë e një ndërhyrje ushtarake të Italisë, por ai thekson se ky nuk është momenti i duhur.

Sipas Renzit Libia është një problem ndërkombëtar e jo vetëm i Italisë, e për më tepër shqetësohet sesi është kaluar nga indiferenca totale në shqetësim të palogjikshëm.

“Në Libi situata është jashtë kontrolli; këtë e pranojnë të gjithë nivelet ndërkombëtare, NATO, G7, Këshilli i Bashkimit Europian, por megjithatë nuk është momenti për ndërhyrje ushtarake. Komuniteti ndërkombëtar, nëse dëshiron, ka të gjithë mjetet për të vepruar”.

Kryeministri sqaroi se qeveria propozon që të jetë këshilli i sigurisë së OKB-së që të ndërhyjë në zgjidhjen e çështjes së Libisë dhe pse paralelisht janë Ukraina dhe Siria e Iraku në Lindjen e Mesme.

Më herët Renzi ka patur një telefonatë të gjatë me presidentin Egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, ku kanë diskutuar mbi situatën në Libi, luftën ndaj terrorizmit e hapat politikë e diplomatikë për t’u përmbushur nga OKB në kuadër të paqes dhe sigurisë në vend, sidomos me avancimin e isis.

Mes të tjerash kryeministri ka shprehur ngushëllimet e thella për 21 viktimat e krishterë të ekzekutuar në mënyrë brutale nga ekstremistët islamikë në Libi. Në Itali po diskutohet mbi ligje më të forta mbi emigrimin dhe mirëpritjen e refugjatëve, për shkak të frikës së mes tyre mund të jenë të fshehur dhe mjaft terroristë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)