“Një gënjeshtër e madhe po çfarë të bësh, kështu po shkon kjo punë kudo, kush nuk lexon gazeta nuk informohet, kush lexon dizinformohet!”, iu përgjigjet Rama komentuesve në Facebook.
“La Repubblica” shkruante dje se xhihadistë shqiptarë kanë lidhje të forta me kreun e ISIS-it, Al-Bagdadin.
Por edhe e përditshmja italiane 'Corriere della Sera' i kushtoi një shkrim 38 vjecarit shqiptar Alban Elezi i akuzuar në Itali për propagandë ndaj xhihadit dhe radikalizim.
“Alarmi vjen nga Shqipëria. Shërbimet tona të Inteligjencës sikurse edhe ato të vendeve perëndimore kanë dhënë alarmin e radikalizimeve në disa prej fshatrave, kryesisht në kufi me Kosovën, ku prej kohësh valëvitet flamuri i zi i shtetit islamik ISIS.
Dhe rastet e radikalizimit po shtohen duke u shndërruar në një fuçi baruti. Dhe në këtë rast Italia është një vend i rrezikuar dhe në veçanti Puglia.
Kjo për shkak të vendndodhjes gjeografike dhe kryesisht për shkak të pranisë së personave të radikalizuar dhe grupet ndërkombëtare të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” shkruan 'Repubblica' duke cituar burime të inteligjencës italiane.
Përgjigja e Ramës për shkrimin e mediave italiane
dy.b/shqiptarja.com