ISIS përdor fëmijët për sulme 
vetëvrasëse, djem nga 8-18 vjeç 

ISIS përdor fëmijët për sulme <br />vetëvrasëse, djem nga 8-18 vjeç 
Numri i fëmijëve që kanë vdekur duke luftuar për  Shtet Islamik vitin e kaluar, është gati dy herë më i madh se sa shifrat e publikuara. Analistët në Universitetin Shtetëror të Xhorxhias në SHBA kanë ndjekur propagandën e Shtetit Islamik për 13 muaj.

Sipas tyre, 89 djem, të moshës 8 deri në 18 vjeç, janë vrarë në role të ndryshme luftarake.
Ata po ashtu kanë thënë se tre herë më shumë fëmijë kanë qenë të përfshirë në operacione, krahasuar me vitin 2014.

Të dhënat, e publikuara nga Qendra për Luftimin e Terrorizmit e Ushtrisë së SHBA-së, kanë treguar se mes janarit 2015 dhe janarit 2016, 39 përqind e djemve janë vrarë në sulme vetëvrasëse dhe 33 për qind në beteja.

"Ka me siguri shumë të tjerë që kanë vdekur. Shifrat që  janë publikuar janë vetëm për rastet që dihen, " ka thënë Charlie  Winter, një nga bashkë-autorët e raportit.    
Gjithashtu raporti hedh dritë mbi numrin e madh të fëmijëve që lëvizin mes Irakut dhe Sirisë, dy vendeve ku një pjesë e mirë e territorit kontrollohet nga ISIS. 

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk