ISIS, paralajmërimi i FBI: Pritet një
diasporë terroristësh pa precedentë

ISIS, paralajmërimi i FBI: Pritet një<br />diasporë terroristësh pa precedentë
Suksesi kundër ISIS në Irak dhe Siri mund të sjellë një rritje të atentateve në Europën Perëndimore dhe në SHBA. Alarmin e ka dhënë James Comey, kreu i FBI i cili shpjegon se një diasporë e terroristëve nga Siria pritet të përfshijë perëndimin si asnjëherë më parë.

“Jo të gjithë terroristët e Shtetit Islamik do të vriten në fushëbetejë”-thotë Comey. Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit shpjegon se si shërbimet inteligjente dhe antiterrorizmi amerikan dhe aleatët europianë janë përqëndruar tek mënyrat se si të përballojnë qindra luftëtarë që vërshojnë drejt Perëndimit, ndërsa vetë ISIS po përhapet në Lindjen e Mesme. Në këtë situatë, ai thotë se Europa dhe SHBA-të po bëhen gjithnjë e më të cënueshme.

“Ndaj dhe rritet gjithnjë e më shumë mundësia për sulme si ato në Paris apo Bruksel”-thotë Comey. Drejtori i FBI paralajmëron se shkatërrimi i kalifatit do të thotë rritje të sulmeve në Europën Perëndimore dhe SHBA.

Madje ai e krahason me krijimin e Al Kaedës, e cila mblodhi luftëtare që ishin radikalizuar ndërsa luftonin kundër Ish Bashkimit Sovjetik në Afganistan në vitet 1980s dhe fillimi i 1990.

“Por kësaj here, fenomeni i diasporës do të jetë 10 herë me i madh”-shton ai. Drejtori i FBI-së pranon edhe vështirësinë për të parandaluar këto lloj sulmesh terroriste. “Ti parandalosh është edhe më e vështirë se të gjesh gjilpërën në kashtë, sepse përhapja e propagandës në rrjetet sociale e ka bërë edhe më të vështirë të kuptosh se kur një simpatizant i radikalizuar është gati të veprojë”.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë