ISIS publikon një regjistrim audio
flet lideri Abu Bakr al-Baghdad

ISIS publikon një regjistrim audio<br />flet lideri Abu Bakr al-Baghdad
Militantët e Shtetit Islamik kanë publikuar një regjistrim audio i udhëheqësit të tyre, Abu Bakr al-Baghdadi.

Një folës i cili duket si lideri i IS duket se i referohet kërcënimeve të fundit të Koresë së Veriut kundër Japonisë dhe SHBA.

Ai gjithashtu flet për betejat e ISIS, si Mosuli, i cili u rifitua nga forcat irakiane në korrik.

Amerika ka vënë shpërblim 25 milion dollarë për kokën e tij, Baghdadi nuk është parë në publik që nga korriku 2014, gjë që shpuri në spekulime për fatin e tij.

Hera e fundit që ai u shfaq ishte të predikonte në Xhaminë e Madhe të Nuriut në Mosul, pasi qyteti u shpall "kalifat".

Një zëdhënës i forcave amerikane që luftonin ISIS, Ryan Dillon, tha "pa dëshmi të verifikueshme të vdekjes së tij, ne vazhdojmë të supozojmë se ai është gjallë".

Grupi militant sunit musliman ISIS, i cili fitoi famë për dhunën e saj brutale ndaj civilëve dhe të burgosurve, është kthyer vazhdimisht në Irak dhe Siri këtë vit.

Regjistrimi 46-minutësh është postuar nga një faqe interneti me lidhje me grupin dhe është fjalimi i parë i tillë që shfaqet që nga nëntori.

Si dhe Mosuli, folësi i referohet betejave në Raqqa dhe Hama në Siri dhe në Libi, duke thënë se gjakderdhja nuk do të ndalet

 Ai gjithashtu flet për bisedimet e paqes ndërmjet Rusisë dhe Sirisë. Pjesa më e madhe e regjistrimit përbëhet nga referenca fetare.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore