ISIS, publikon videon e sulmeve në
Bruksel, falenderon Donald Trump

ISIS, publikon videon e sulmeve në<br />Bruksel, falenderon Donald Trump
ISIS ka publikuar një video të re ku shfaq atentatet terroriste të së martës në Bruksel, ku mes të tjerash falenderon edhe manjatin Donald Trump, kandidati republikan për president të SHBA-ve, ndërsa ankohet se si Brukseli i bukur u shkatërrua nga myslimanët. Në video theksohet se nëse sot propaganda xhihadiste po funksionon, fajin e kanë edhe vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Videoja prej 9 minutash të titulluar “Sulmet e Brukselit, shihen pasojat e shpërthimeve që ndodhën në aeroportin Zaventem dhe stacionin e metrosë në kryeqytetin belg. ISIS e falenderon Trump për propagandën e tij kundër Islamit, çka ndihmon edhe më shumë Shtetin Islamik të rekrutojë ndjekës. “Edhe sikur të donit, nuk do të kishit mundur të krijonit një maskotë më të mirë për radikalizmin anti perëndimor. Trump është karikatura më e mirë e imagjinueshme e vlerave idiote perëndimore dhe tani që ai ka kaluar në Islamofobi, duke i bërë eko “përplasjes mes civilizimeve”, ai përbën mjetin perfekt të rekrutimit”-thuhet në këtë video. 

Për ISIS, Donald Trump është një burrë amerikan grotesk i cili kërkon të bombardojë Lindjen e Mesme dhe të vërë nën kontroll myslimanët, i cili e thotë me zë të lartë se çdo mysliman apo përkrahës i Islamit nuk është i mirëpritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është thjesht një dhuratë për ISIS dhe simpatizantët e tij”-vijon videoja. 

Kjo e fundit është prodhuar nga Fondacioni Mediatik al-Battār Media Foundation, një zyrë propaganda e Shtetit Islamik dhe është shpërndarë në Twitter, YouTube dhe mediat sociale. Në videon e fundit të ISIS, shfaqet edhe ministri i brendshëm francez Bernard Cazeneuve.“Ky është problemi me sulme të tilla, ju mund të flisni për rritjen e sigurisë por ka një limit deri ku mund të shkoni”-thuhet në video.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false