SIRI - Militantët e Shtetit Islamik kanë rrëmbyer të paktën 220 persona nga fshatrat e krishtera Assyriane në veri-lindje të Sirisë gjatë një bastisje tre ditore. Lajmi u bë me dije nga monitorues të dhunës në Siri, pikërisht nga Observatori Sirian për të drejtat e njeriut ku sipas tyre ISIS sulmoi 10 fshatra të banuara nga minoriteti i krishterë pranë Hasaka, një qytet i banuar kryesisht nga kurdët.
 
Qindra të krishterë janë larguar nga provincat veri lindore të Sirisë pas marrjes së tyre nën kontrollin e militantëve eskremistë islamik. Asnjë nga rrëmbimet nuk është marrë përsipër nga shteti islamik, por monitoruesit zbulojnë veprimtaritë e tyre nëpërmjet burimeve të ndërlidhura në luftën civile të vendit që nisi në vend që kur forcat e sigurisë përdorën dhunë në shtypjen e protestave kundër pushtetit të presidentit Bashar al-Assad në 2011-tën.
 
ISIS ka vrarë anëtarë të minoriteteve fetare dhe myslimanë Sunni pasi nuk i janë bashkuar ‘kalifatit’ të vetëshpallur prej tyre. Grupi ekstremist vetëm një javë më parë publikoi një video ku shfaqej ekzekutimi i 21 egjiptianëve të krishterë ‘koptic’ në Libi.
 
Rrëmbimet në Siri nisën pas avancimit të forcave kurde kundër shtetit islamik në pjesën veriore pranë kufirit me Irakun, një zonë me rëndësi jetësore për grupin e militantëve islamikë si një nga urat lidhëse mes zonave nën kontroll në Irak dhe Siri.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)