ISIS sulm terrorist në Bangladesh
mbi 20 viktima, 2 prej tyre italianë

ISIS sulm terrorist në Bangladesh<br />mbi 20 viktima, 2 prej tyre italianë
Shtetit Islamik (ISIS) ka sulmuar këtë të premte kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, duke shkaktuar mbi 20 viktima, të cilët fillimisht ishin marrë peng nga një restorant. Mediat shkruajnë se dy prej viktimave mendohet se janë shtetas italianë, të cilët ishin të dërguar në një mision fetar. 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërrritur menjëherë forca të shumta sigurie, ndërkohë që kanë mbetur edhe pesë të plagosur, mes të cilëve dy oficerë policie. Sulmi u ekzekutua në një zonë ku qëndrojnë zakonisht turistët ndërkohë që mediat shkruajnë se Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Megjitahtë, dëshmitarët janë shprehur se gjatë momentit që hynë në restorant, ekstrëmistët bërtitën fraza të besimit islam. Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për nëntë agresorë që ndodhen në ambientet e godinës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur