ISIS sulmon ushtrinë e Egjiptit,
mbi 60 të vrarë dhe pengmarrje

Militantë të ISIS kanë vrarë të paktën 60 ushtarë gjatë një vale sulmi në pikën e kontrollit të ushtrisë së Egjiptit në gadishullin Sinai.

Sulmet kanë ndodhur në jug të qytetit Sheikh Zuweid dhe objektivi gjashtë pika kontrolli. Militantët e ISIS gjithashtu kanë marrë dhe pengje si dhe kanë marrë mjete të ushtrisë.

Zëdhënësi i brigadës së përgjithshme të ushtrisë së Egjiptit, Mohamed Samir shprehet se në sulm morën pjesë më shumë se 70 elementë terroristë.

Dega e ISIS në Egjipt ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe sulmi vjen pas vrasjes së Hashim Barakat, shef prokurorie në Kajro.

Militantët e ISIS luftojnë me forcat e Egjiptit në kufi me Izraelin dhe Rripin e Gazës prej dy vitesh.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave