ISIS,Trump: Zjarri luftohet me zjarr
tortura waterboarding zgjidhje

ISIS,Trump: Zjarri luftohet me zjarr<br />tortura waterboarding zgjidhje
‘Zjarri luftohet me zjarr’, kështu është shprehur presidenti Donald Trump gjatë një interviste për ABC News duke sulmuar terrorizmin dhe shtetin islamik.

Manjati u shpreh se do të ishte i hapur të mbështeste torturën sepse kjo mënyrë sipas tij do të jepte efekte. Presidenti amerikan Donald Trump tha se beson që “Waterboarding”, praktika e marrjes në pyetje që cilësohet torture funksionon e ndalohet në SHBA.

“Waterboarding” është praktika e derdhjes së ujit mbi fytyrën e dikujt të mbuluar me një leckë për të imituar mbytjen.

Trump më tej  tha se do të konsultohet me sekretarin e mbrojtjes James Mattis dhe drejtorin e CIA-s Mike Pompeo për hapat që mund të ndërmerren ligjërisht për të luftuar radikalizimin.

“Grupet terroriste i presin kokat njerëzve në Lindjen e Mesme dhe publikojnë video. SHBA nuk po luan në kushte të barabarta,” u shpreh manjati.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi