ISIS është duke nxitur simpatizantët e tij në perëndim për të bërë sulme terroriste në vendet ku ata banojnë, madje ata kanë filluar të publikojnë në internet edhe udhëzime të detajuara për ndërtimin e armëve artizanale, ku përfshihen edhe ato kimike.
Instituti Kërkimor për Lindjen e Mesme me bazë në Washington, pasi ka monitoruar propagandën e të ashtuquajturit Shtet Islamik në internet, ka dalë në përfundimin se ISIS jo vetëm që nxitë simpatizantët e tij për bërjen e sulmeve në perëndim, por gjithashtu publikon edhe artikuj ku mburrin sulmet e tyre në “vendet e të pafeve”.
ISIS është duke i nxitur simpatizantët e tij për sulme të reja me qëllim që të shtetet të konsideruara nga ata si armik, të përqendrohen në forcimin e sigurisë së brendshme dhe të ulin forcat që janë duke luftua grupin terrorist.
Momentalisht ISIS është duke u përballur me humbje të shumta territori, ku sipas deklaratave të forcave irakiane, shumë shpejtë organizata terroriste do të humbasë kontrollin edhe në qytetin e Mosulit, duke mos patur më nën kontroll territore në Irak.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com