ISKSH: 1200 të sëmurë pa barna të izolua
Sipas ISKSH, problemi kryesor në zonat e bllokuara nga bora është mungesa e barnave dhe rimbursimi për të sëmurët kronikë. Për këtë arsye janë ngritur komisione të posaçme për të verifikuar nëpërmjet të dhënave në sistem duke përfshirë edhe mjekun e familjes, dhe që do të identifikojnë çdo të sëmurë kronik që merr recetë me rimbursim në këto zona.
TIRANË - Grupet e ISKSH-së, kanë nisur të inspektojnë zonat e izoluara nga dëbora. Sipas tyre problemi kryesor është mungesa e barnave dhe rimbursimi për të sëmurët kronikë. Për këtë arsye janë ngritur komisione të posaçme për të verifikuar nëpërmjet të dhënave në sistem duke përfshirë edhe mjekun e familjes, dhe që do të identifikojnë çdo të sëmurë kronik që merr recetë me rimbursim në këto zona.
Komisionet do të bëjnë të mundur edhe përpilimin e pakove të sakta me medikamentet mujore të pacientëve kronikë, të cilat më pas do të dërgohen për çdo person nominalisht, nëpërmjet shtabit të emergjencës dhe mjeteve të ushtrisë.
ISKSH theksoi se një lindje e suksesshme u krye në Qendrën Shëndetësore Tamarë, në Komunën Kelmend në prani të mjekut të familjes, i cili arriti të bëjë të mundur një lindje mjaft të vështirë, ndërsa nëna dhe djali i porsalindur gëzojnë shëndet të plotë.
PACIENTËT E BLLOKUARShkodër: 270 pacientë në 4 komuna të bllokuara. Vermosh, Shosh, Shalë dhe Pult. 25% e pacientëve i kanë marrë medikamentet, pjesa tjetër paketohet sot dhe do u niset nëpërmjet shtabit të emergjencës.
Dibër: 263 pacientë në komunat Zerqan, Ostren, Sllov-Kala e Dodes, Fushë Cidhen, Zall Dardhë-Rec, Arras, Muhurr- Selisht, Lurë.
Korçë: 68 pacientë në 3 komuna - Vithkuq, Miras dhe Velçan
Kukës: 700 pacientë – të gjitha komunat Has, Kukës, Tropojë- të bllokuara.
Sipas ISKSH, ky mekanizëm do të funksionojë deri në fund të emergjencës së shkaktuar si pasojë e motit të keq zonat e bllokuara nga dëbora.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23