Pacientët nuk do të përballen më me mungesën e barnave në spitale. Ky është premtimi i fundit i bërë nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Drejtoresha e këtij institucioni, Elvana Hana në një pronocim për televizionin Albanian Screen është shprehur se një nga prioritetet e këtij institucioni gjatë vitit 2012 do të jetë edhe sigurimi i ilaçeve nëpër spitale.

"Ndërkohë edhe përgjatë këtij viti do të vazhdojnë të ndiqen masa të ashpra për të parandaluar abuzimet nga personeli shëndetësor, në veçanti për mjekët e familjes që janë hallka kryesore e sistemit." Shprehet Hana. ah/Shqiptarja.com/