TIRANË - Kastriot Islami përgjigjet në Facebook mbi një shkrim, publikuar sot tek gazeta “Shqiptarja.com”, ku prononcohet ish-ministrja e Jashtme, anëtare e kryesisë së PS dhe kandidate për depute në qarkun e Korçës, Arta Dade. Ajo ndër të tjera ka deklaruar se "ndjente keqardhje për ata deputetë të PS-së, që u ngjitën në tribunë përkrah Berishës si kandidatë të PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit". Madje thotë se, "njërin prej tyre, pa përmendur emrin e Islamit, e kanë shpëtuar në vitin 1996 nga duart e SHIK-ut të Berishës.
Islami nga ana e tij, pasi ka nënkuptuar një vërejtje ndaj Dades, duke iu përgjigjur vetë “me më shumë etikë” ka thënë se, "nëse jo vetëm zonja Dade, por edhe të gjithë ata që kanë bashkëndarë me ne sakrifica në PS do të kishin reaguar, jam i sigurt, që do ta ndalonin Ramën në spastrimet që i ka bërë dhe po i bën PS-së". Kastriot Islami është shprehur i çuditur "se sa shumë ka ndryshuar Berisha në krahasim me të kaluarën". Ja letra e plotë e Kastriot Islamit:
PËRGJIGJA E KASTRIOT ISLAMIT PËR ARTA DADEN
Lexoja me shumë vëmendje këtë reflektim dhe nuk mund të mos reagoja, me racionalitet, në mënyrë asimetrike, më etike...
Në radhë të parë, unë me shumë etikë i drejtohem publikisht: "E nderuar zonja Dade" dhe jo thjesht “Kaçi", por kjo nuk ka asnjë rëndësi, sepse mund të jetë edhe laspus i gazetares.
Së dyti, ajo që thotë zonja Dade duhet të ngrinte në këmbë të gjithë anëtarët e kryesisë dhe të forumeve socialiste, kur Rama vendosi të më përjashtonte pa marrë parasysh fare në konsideratë eksperiencën time përfshirë edhe këtë që thotë zonja Dade. Zonja Dade në fakt ka qenë kundër përjashtimit tim nga PS, por ajo që thotë sot duhet t’i ishte thënë Ramës me forcë në sy, sepse është argument kundër Ramës dhe pro meje. Dhe nëse jo, vetëm zonja Dade, por edhe të gjithë ata që kanë bashkëndarë me ne sakrifica në PS do të kishin reaguar jam i sigurt, që do ta ndalonin Ramën në spastrimet që i ka bërë dhe po i bën PS-së.
Së treti ndiej keqardhje, që PS ka arritur të përjashtojë shumë njerëz me kontribute në PS, por veçanërisht individe me titullin “Profesor”, të arsimuar në Perëndim, duke shpërfillur jo vetëm trurin e tij, por edhe sakrificat e tyre e të familjeve të tyre. Dhe keqardhja për PS bëhet akoma më e madhe kur shikoj sesa shumë ka ndryshuar Berisha, i cili jo vetëm ka reflektuar, siç ka thënë vetë ndaj gabimeve të së kaluarës, duke i bërë thirrje Ramës të mos përsërit të njëjtat gabime që ai vetë ka bërë në të kaluarën, por më tepër të vlerësojë qëndrimet prej shtetari, qëndrimet për të luftuar dukuritë negative të bojkotit, veprimeve të dhunshme dhe të bllokimit të integrimit. Ky është jo vetem argument kundër Ramës, por edhe argument pro Berishës dhe vendimit tim.
Së katërti, unë e dashur Arta, duke të vlerësuar si një militante dhe duke të kujtuar ardhjen e parë me zyrën time të Kryetarit të Kuvendit, ju sugjeroj miqësisht të reflektojmë të gjithë, duke hequr dorë nga beteja e armiqëve të rrethuar me tradhëtarë dhe ta zëvendësojmë me konkurrimin e kundërshtarëve, me ekipe dhe programe alternative. Betejën e armiqve nuk e fiton askush dhe mbi të gjitha qyetarët e pësojnë. Unë gjykoj se duhet të ngrihemi lart duke reflektuar edhe për gabimet që mund të kemi bërë në të kaluarën, por mbi të gjitha duke projektuar të ardhmen. Shqiptarët duan qetësi, punë, mirëqenie dhe mezi presin që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës. Unë për këtë luftoj...
Unë do të vazhdoj të jem shtetar, të punoj për vendin tim, për shqiptarët, për integrimin në BE, por edhe për çështjen kombëtare. Kjo është bindja ime dhe qëndrimet e mia bazohen vetëm në bindjen dhe ndërgjegjen time. Jam gati të sakfrikoj duke luftuar kundër "prangave" të disiplinës klienteliste.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kadeli dhe Islami i përgjigjen Majkos për kalimin në PD