TIRANE - Pas reagimit të deputetit të PS Majko, në statusin e tij në Facebook, ka reaguar dhe ish-socialisti, Kastriot Islami, i cili e ka konsideruar inferiro dhe mediokër. “Oh sa mirë me qenë inferior dhe mediokër.

Turp me pasë në krah personazhe që vijnë dhe kërcënojnë nënën e sëmurë, babain 85 vjeçare dhe familjen time. Turp per ty. Tradhëtar është term stalinist. Armik është term i luftës së ftohtë. Turp.

Distancohu se është turp për një personazh të cilit në 1995 i jam gjendur në krah kur e kishin shpallur tradhëtar. Je bashkuar me një mediokër. Me një të paaftë. Nëse nuk ke guximin të kundërshtosh se paku mos u bëj pjesë e maskaradës.

Nëse ke guxim jam gati të ballafaqohem, por une dhe t'i ballafaqimin e kemi me të keqen e madhe, që mban emrin Koço dhe Edi. Do të vijë dita që do ta kuptosh, por do të jetë vonë. Unë kam shpëtuar...”, përfundon komentin e tij Islami si një reagim ndaj Majkos.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)