“Hileja tinëzare e Ramës për reformën në drejtësi fle tek kontrolli i emërimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Aty është fshehur djalli. Konkretisht Rama me djallëzi kërkon që Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) të miratohen me 3/5 në parlament.
Pra me shumicën e përbërë nga individë me rekorde kriminale, por ku futen edhe oligarkë, manjatë, zyrtarë të lartë me pasuri të dyshimta që janë zgjedhur deputetë me vota të blera, dhe mandate të blera deputetësh.
Me të drejtë Komisioni i Venecias është shprehur se pikërisht miratimi me 3/5 i KLD dhe KLP do të thotë kapje e gjyqësorit edhe në të tashmen edhe në të ardhmen...Kjo hile duhet zbuluar, duhet ndriçuar, duhet bërë me dije publikut”, thotë ai.
Deputeti i PD shton gjithashtu se opozita do të mbështesë vetëm një reformë drejtësie të mbëshetur në parimet e përmendura nga Komisioni i Venecias dhe që monitorohet nga SHBA.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)