Në një status në Facebook, deputeti i PD shkruan se kreu i PS e manipuloi referendumin dhe këtë sipas tij, e dinë të gjithë socialistët.
Islami i kërkon Ramës të hapë kutitë, duke qenë i bindur se shumica kanë votuar kundër mandatit të tij si kryetar i PS.
Statusi i plotë i Islamit
"Hap Kutitë dhe Turpërohu... Media mos gënjeni: Rama s'ka fituar, ka grabitur...
Të gjithë e dinë që Rama e manipuloi referendumin. Të gjithë. Edhe ato pak që votuan "Pro", edhe ata më shumë që votuan kundër, por edhe shumica e madhe që bojkotoi. Të gjithë e dinë, e kanë parë me sytë e tyre... Dhe Rama e di këtë. Nuk shpëton dot nga kjo. Ra në kurth. U fut në kuti. Mediokër, injorant, demode, dështak, mashtrues, i paaftë. Tani duhet nxjerrë nga kutia, si hajdut votash, si mashtrues zgjedhjesh, i turpëruar, i menderosur...", shkruan në Facebook, deputeti i PD, Kastriot Islami.