Islami: PD të analizojë humbjen
është më pak e organizuar se PS

Deputeti Kastriot Islami thotë se PD duhet të bëjë një analizë të hollësishme për shkaqet e humbjes së thellë në 25 qershor. 

I ftuar në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, Islami i cili nuk u përfshi në listat e deputetëve në 25 qershor, thotë se PD vuan mungesën e organizimit ndryshe nga PS.

"Për PD-në janë të rëndësishme dy aspekte, ai i brendshëm dhe çështja e një analize. Kjo e ndarë në dy aspekte, në adresimin e problemeve të kësaj fushate por dhe përtej fushatës, çështja e organizimit partiak të PD. 

PS është më e organizuar. PD është parti e bazuar në frymë, nga protesta, si një parti antikomuniste"
, tha ai.  

Si një prej arkitektëve të sistemit zgjedhor aktual proporcional rajonal, Islami thotë gjithashtu se rënia e PD erdhi si rezultat i mungesës së koalicioneve në zgjedhje. 

Kastriot Islami nuk ka asnjë keqardhje që s'do jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm. 

Ish-socialisti i cili nga 2013-a ka kaluar në radhët e PD, nuk u përfshi në listat e deputetëve në 25 qershor, duke dalë kështu jashtë Kuvendit për herë të parë që nga 1991. 

"Ndjehem i qetë që nuk do jem pjesë e parlamentit, prezenca ime aty më bënte të ndjehesh jo mirë", u shpreh Islami. 

Pavarësisht se nuk u përfshi në lista, Islami thotë se do vijojë kontributin në PD. Duke komentuar garën për kryetarin e PD, ish-deputeti socialist shtoi se do ushtrojë votën në 22 korrik. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion