Deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami,ka thënë se marrëveshja e arritur mes dy partive politike, Demokratikes dhe Socialistes, i shërben procesit të integrimit të vendit.

“Marrëveshja u arrit pas dy vitesh tensioni politik, ndërsa Partia Socialiste e kuptoi se këto dy vite bojkot ishin të kota”, tha Islami.

Referuar problemeve brenda PS-së, Islami tha se ata që mendojnë ndryshe në të, dënohen. “Në asamblenë e PS-së mungonin shumë deputetë,” nënvizoi Islami.