“Në mbledhja e sotme, nuk u dha kohe per te bere autokritike. Sot, njesoj si 30 vjet më parë, si dhjetori 1981. Pas 6 vjetësh, qëkur Rama përpiqet që gjithçka që kemi bërë para 2005 ta konsiderojë politikë të vjetër, pas 2 vjetësh përpjekje për ta shpëtuar PS, unë kryetari i parë i parlamentit pluralist shantazhohem dhe kërcëqnohem edhe për familjarët, duke arritur deri ditën e sotme”, tha Islami sipas të cilit prej kohësh kryesocialisti Rama e ka luftuar pikërisht sepse ka mbrojtur PS-në.
“Kjo që ndodhi sot nuk është çështje disipline, apo rregulloreje të grupit, por e ballafaqimit të dy filozofive të ndryshme. Sot u përballën projekti madhor, të cilin unë kam mbrojtur “ Për të majtën e bashkuar”, në funksion të ndërtimit të një mirëqeverisje në 2013 dhe përshpejtimit të integrimit me projektin e Ramës, I cili tenton fuqizimin nëpërmjet autoritarizmit personal: klientelizëm i përzier me korrupsion”, deklaroi Islami.
Publikisht, në prani të mediave Islami ka renditur arsyet kryesore që sipas tij, e bënë “armik” brenda partisë, ndërsa nuk ka komentuar se cili do të jetë grupi politik ku ai do të bëjë pjesë tani e tutje.
ISLAMI KUNDËR BOJKOTIT
“Nuk mund të isha dakord me bojkotin që çoi në djegie mandatesh. Ndërkombëtarët nuk ishin dakord, u prish imazhi i PS. Po ta kishte evituar do ishte PS e suksesshme. Skam qenë dakord me veprimet e rrugës për zgjedhjet e parakohshme. Kjo rrugë dështoi, e po të kishte patur reflektim s’do kishin humbur kohë me diçka që unë e parashikova”.
GREVA E URISË: “UNË SI BLUSHI, KUNDËR”
“Përjashtimi im u kërkua që në atë kohë. Kam qenë kundër grevës së urisë, bashkë me Blushin që të mos përdorej për qëllime të tilla. Kam respektuar sakrificat e kolegëve. Por, nuk jam dakord që një forcë politike me 66 deputetë të marrë vendim politik për grevë urie”.
“21 JANARI, ARSYE TJETËR PËRJASHTIMI”
“ Do flas edhe për 21 janarin. Këtu dua të citoj sërish atë që Ben Blushi tha në atë kohë: Rama, nuk u fut në mes të socialistëve në mënyrë që të shpëtonte jetën e tyre. Ky përbën një tjetër argument për përjashtimin tim”.
“VIZAT, RAMA S’MË DËGJOI”
“ Me qëndrimin politik për heqjen e vizave, PS në në vend që të perceptohej si bashkëautore e liberalizimit, u perceptual nga opinioni publik si forcë frenuese. Edhe këtu, unë dola sërish kundër Ramës”.
“I KËRKOVA RAMËS TË MOS KANDIDONTE”
“Rames i kërkrova të mos kandidatont për kryetar bashkie. E bëra këtë, që në vitin 2007 në mënyrë që e majta e bashkuar të fitonte zgjedhjet në 2009. Por, sërish askush s’më dëgjoi, përkundrazi: u shtua një arsye më shumë për të më luftuar”.
ISLAMI – DEPUTETËVE PS: NJOLLË E ZEZË
“Ju le të qetë në vendimarrjen tuaj. Por kjo ngjarja do mbetet si njollë e zezë për PS. Nuk është ky shantazh për votën, por nuk duhet ta harroni. Do të ishte mirë për publikun ta shikonte se si ata do votonin sot nominalisht. Që pas 30 vjetësh ta shikonit filmin e sotëm si aktorë të asaj që bëtë sot”.