Ish deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, e quan të turpshëm vendimin e Komisionit të Garancive Statutore, për të mos interpretuar mandatin e kryesocialistit, Edi Rama.
Në një status në rrjetet sociale, Islami shkruan se PS nuk është më e socialistëve, por një forcë politike e shndërruar në sekt nga Rama.
“Vendim i turpshëm, i urdhëruar. Kjo parti nuk bën dot shtet ligjor. Kjo parti është e mbushur me kriminelë. Kjo parti është e mbushur me oligarkë. Kjo parti është e mbushur me manjatë të medias. Kjo parti është e mbushur me pinjollë. Kjo parti është e mbushur me perversë. Kjo nuk është parti e socialistëve. Kjo madje nuk është parti, por është sekti i Ramës”, shkruan në Facebook, ish deputeti socialist, Kastriot Islami.
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com