?‘Islamic Relief Kosova’ ndihmon familjet e varfra në Mitrovicë


PRISHTINE, 12 Shkurt/ATSH/-Përfaqësuesit e organizatës Islamic Relief Kosova, janë takuar të enjten me krerët komunalë të Mitrovicës, me të cilët kanë biseduar për mundësinë që t'u ofrohet ndihmë familjeve nevojtare në këtë komunë, me theks të veçantë fëmijëve jetimë.
Zyrtarja e mirëqenies së fëmijëve në kuadër të Islamik Relief Kosova, Fatma Zatriq, ka bërë të ditur se përmes një projekti të tyre, do të bëjnë shpërndarjen e druve për 250 familje në Kosovë, si dhe pako ushqimore për 450 familje.
Ata kanë kërkuar nga udhëheqësit komunalë të përpilojnë listën prej 100 familjeve që do të ndihmohen me pako ushqimore dhe 40 të tjera të cilat do të ndihmohen me lëndë djegëse, përkatësisht dru.
"Fëmijë jetimë tek ne konsiderohen ata fëmijë që nuk kanë babë. Në kuadër të këtij projekti mund të përfitojnë ndihma fëmijët jetim gjendja e të cilëve është nën mesatare, dhe jo ata që nuk e meritojnë", tha Zatriq.
Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se komuna do të bëjë përpjekje maksimale që të hartoj listën me emra të personave që vërtet meritojnë të ndihmohen.
Ai kërkoi nga zyrtarët e Islamic Relief Kosova, që të kenë prioritet Komunën e Mitrovicës, për shkak se gjendja më e rëndë sociale është në këtë komunë.
"Ne po mundohemi t'u ndihmojmë nevojtarëve brenda mundësive tona, por me këtë buxhet që kemi është e pamundur që t'i plotësojmë të gjitha kërkesat e tyre, dhe t'u dalim në ndihmë të gjithëve, prandaj ju kisha lutur që t'i orientoni ndihmat ndaj qytetarëve tanë, duke përfshirë edhe shqiptarët e veriut, për t'i inkurajuar ata që të qëndrojnë në pronat e tyre. Mitrovica është peng i politikës dhe kjo reflektohet edhe në mirëqenien e qytetarëve, prandaj mendoj se në asnjë komunë nuk ka më shumë nevojë sesa këtu", ka thënë Bahtiri. /KosovaPress//a.g/

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë