Mediat kanë konfirmuar se gjatë fundjavës Partia e Pavarësisë, Reformë dhe partia e Ardhmja e Ndritshme do të nënshkruajnë një marrëveshje për organizimin e referendumit, ku do të jenë vetë qytetarët e Islandës që do të vendosin për anëtarësimin e vendit në BE ose jo.
Ndërkohë kreu i partisë e Ardhmja e Ndritshme, Ottarr Proppe, nuk ka konfirmuar referendumin, por është shprehur se është arritur një dakortësi për shumë çështje mes tre partive.
“Nuk është nënshkruar asnjë program qeverisës, jemi në fazë bisedimesh, por arritëm një farë dakortësie përfshirë edhe atë të referendumit”, është shprehur ai për mediat vendase.
Islanda e ka dorëzuar kandidaturën e saj për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian në vitin 2009, kohë kur vendi ishte nën qeverisjen e së majtës.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
