Islandë/ Shpërthen përsëri vullkani në Grindavik! Nuk përbën rrezik për banorët e qytetit

Një vullkan ka shpërthyer përsëri ditën e djeshme në jugperëndim të Islandës, në Grindavik për herë të 6 prej dhjetorit të kaluar.

Sipas AP News, shpërthimi nga një plasje e re filloi pak pas orës 21:00 të së enjtes, (22 gusht) pas disa tërmetesh të fortë, ndërsa autoritetet islandeze thanë ditën e sotme se lava vijon që të rrjedhë nga vullkani, por ndikimi i shpërthimit të tij mbetet i lokalizuar.

Halldor Bjornsson, kryetar i Agjencisë Meteorologjike të Islandës, tha se në dallim nga shpërthimet e kaluara, rrjedha e lavës nga shpërthimi këtë herë nuk është duke shkuar drejt qytetit Grindavik. Banorët e këtij qyteti u evakuan në dhjetor kur vullkani shpërtheu për herë të parë pas 800 vjetëve.

“Nëse vazhdon kështu, Grindaviku nuk është në rrezik. Natyrisht se nuk e dimë çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt, por ka gjasa se vullkani e ka arritur kulmin dhe do të fillojë të shuhet sikurse shpërthimet e kaluara”, tha gjeofizikani Magnus Tuma Guomundsson.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?