MARREDHENIET ME FEMRAT
Duke iu përgjigjur tërë aludimeve në disa media, të cilat disa kujtime të bashkëshortës së tij Helena në një libër autobiografik i kanë përkthyer në sekuenca historish rozë dhe që kanë shkaktuar me të vërtetë një valë debatesh Kadare është shprehur nuk ka familje që të mos ketë acarime, dyshime, keqkuptime, por nuk janë dhe histori, "Unë nuk di të ketë një histori serioze atje, dramatike. Që unë shkova të jetoj me një grua tjetër, me zor u pajtuam, morëm avokatin apo bëmë skandal", ka reaguar Kadare. Njëherësh ai ka nënvizuar dhe faktin se nuk duhet që të ndryshojë historia e Kombit, ndërkohë që nuk ka munguar të shprehet dhe për takimet e tij me Enver Hoxhën, debatin me Pipën si dhe takimin me disidentët shqiptarë jashtë vendit.
(s.g/shqiptarja.com)