Kastriot Ismailaj, i vënë nën akuzë nga prokuroria për skandalin e borxheve të ish CEZ-Shpërndarje, ka kërkuar sërish sot përjashtimin e gjyqtarëve.
Në seancën e sotme, Kastriot Ismailajt i kërkoi gjykatës vënien në dispozicion të një sërë procesverbalesh dhe kopje të akteve, për të cilat gjykata ishte shprehur me vendim të ndërmjetëm se do t'ia jepte.
Gjithashtu Ismailaj dhe mbrojtja kërkuan që të thirrej si dëshmitar i mbrojtjes Elvis Mataj. Gjykata iu përgjigj se në seancat e mëparshme e ka pranuar këtë kërkesë të mbrojtjes.
Në këto kushte mbrojtja kërkoi që të revokohej vendimi për leximin e deklarimeve, me pretendimin se binte në kundërshtim me nenin 363/ 3 të Kodit të Procedurës Penale, ku përcaktohet se deklarimet e dëshmitarit lexohen vetëm kur ai nuk gjendet ose refuzon të dëshmojë.
Mbrojtja deklaroi se merrte përsipër të sillte dëshmitarin dhe për këtë i vunë në dispozicion një adresë në Mynih të Gjermanisë të Elvis Matajt.
Mbrojtësit debatuan me trupin gjykues, duke pretenduar se leximi i thënieve të Elvis Matajt, shkelte parimin e barazisë së palëve në proces. Deklarimi i Elvis Matajt ishte bërë nën presionin e shtetit shqiptar, siç e deklaroi edhe dëshmitari i akuzës Romeo Kara.
Për më tepër dëshmia e Elvis Matajt, kundër Ismailajt, ishte dhënë në një kohë kur ndaj gruas së tij, Eriselda Brahimllari, zhvillohej një proces penal për skema mashtruese me tvsh 114/a i K.Penal dhe falsifikim vulash 290 / a të K.Penal dhe çuditërisht megjithëse ishte e pandehur bashkë me disa persona të tjerë. Vetëm ndaj saj u pushua çështja penale, kurse personat e tjerë u dënuan.
Megjithë këto argumente të mbrojtjes, Gjykata nuk e revokoi vendimin për lejimin e leximit të deklarimeve të E.Matajt. Në këto kushte i pandehuri , kërkoi përjashtimin e trupit gjykues dhe avokatët u larguan nga salla. Në këto kushte gjykimi u shty në një ditë tjetër, pa u arritur të lexohen deklarimet e E.Matajt.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com