Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar procedurën se si përfitohet pagesa për paaftësi nga sëmundjet. Sipas ISSH-së, pagesë për paaftësi nga sëmundjet përfitojnë vetëm të punësuarit. 14 ditëshi i parë paguhet nga ana e subjektit ku punon përfituesi.

Mbi ditën e 14-të të raporteve, të cilat jepen nga Komisioni Mjeko-Ligjor (KML), raportet paguhen nga sigurimet shoqërore. Por gjithmonë llogaritjet bëhen nga subjekti.

Raporti mjekësor paguhet deri në 6 muaj gjithsej, duke përfshirë dhe pagesën prej 14 ditësh.
Dokumentacioni: i punësuari duhet të dorëzojë pranë subjektit ku punon këto dokumenta:

Raportet mjekësore; Librezën e punës; Formularin e bazës së vlerësuar të vitit paraardhës. Sektori i financës së subjektit, mbështetur në dokumentat e pikës “a”, plotëson formularin tip-Listëpagesë e përfitimeve afatshkurtra, dhe e dërgon atë në ALSSH-në, ku ka aktivitetin subjekti.

Masa e përfitimit: 70% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar të vitit të fundit kalendarik, kur i siguruari ka deri në 10 vjet periudha sigurimi.  80% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar të vitit të fundit kalendarik, kur i siguruari ka mbi 10 vjet periudha sigurimi.



dy.b/shqiptarja.com